Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Vjenë ku mori pjesë në Forumin “Ekonomia takohet me politikën”.

Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi homologun austriak Sebastian Kurz për qasjen europiane drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Më duhet të falënderoj Kancelarin që na priti këtu dhe duhet të them që për vendet e Ballkanit Perëndimor, vizita në Austri duke gjithmonë si të jesh në shtëpi. Kjo është një ditë e bukur për të gjithë ne.

E para që jemi shumë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikqyresë të Komisionerit Hahn

Dhe e dyta, që jemi duke u përballur me sfida e bashkëpunimit dhe kuptojmë se është një proces që asgjë nuk është e lehtë, por jam i sigurtë se ne do t’i kalojmë problemet, dhe do u japim njerëzve atë që meritojnë.

I jam mirënjohës kryeministrit Kurz për qasjen europiane dhe këtë luftë të dëshpëruar për të liberalizuar vizat e Kosovës” tha Rama.