Kronika

Itali, 20 të arrestuar për trafik narkotikësh. Mes tyre edhe shqiptarë  

Një superoperacion ndërkombëtar antidroge, i zhvilluar nga karabinierët e Venecias, por që shtrihet veç Italisë edhe në Spanjë e Austri, ka bërë që të lëshohen 20 urdhërarreste ndaj personave të dyshuar të një organizate kriminale të përbërë nga italianë, moldavë, ukrainas dhe shqiptarë.
Madje, autoritetet italiane po përvijojnë edhe procedurat e ekzekutimit të sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë totale prej rreth një milion eurosh.

Hetimi rezulton të ketë nisur në prill të vitit 2017 dhe të ketë zgjatur deri në prill të këtij viti, duke siguruar kështu elementë konkretë e domethënës mbi një grup kriminal të strukturuar mirë, që merrej me importin nga Spanja të sasive të mëdha të marijuanës dhe hashashit, për një sasi të përgjithshme të përllogaritur në 200 kg, të shpërndarë më pas në tregun venecian, por edhe në Padova, Vicenza dhe Treviso.

Droga, për fat të keq është shpërndarë edhe në institucione arsimore, e veçanërisht mes minorenëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button