Home / Rajoni / Emiri i Katarit në Zagreb, nënshkruhen 8 marrëveshje bashkëpunimi

Emiri i Katarit në Zagreb, nënshkruhen 8 marrëveshje bashkëpunimi

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, dje në zyrën e saj në Pallatin Presidencial priti Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, me ç’rast nënshkruan tetë kontrata, marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi në fusha të ndryshme mes dy vendeve.

Marrëdhëniet dypalëshe dhe politike midis dy vendeve u vlerësuan si miqësore dhe pozitive, por u theksua nevoja për zhvillimin e kontakteve në të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit.

“Besoj fuqishëm se zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe me vendet e Gjirit do të jetë e një rëndësie të madhe për Kroacin”, tha Grabar-Kitarović.

Presidentja kroate beson se komuniteti kroat në Katar, i cili ka rreth 500 vetë, mund të jetë një lidhje midis dy kombeve dhe zhvillimit të bashkëpunimit.

Ajo tha se Kroacia sheh të ardhmen e bashkëpunimit në fushën e energjisë, ushqimit dhe industrisë ushqimore, ndërtimit, shëndetësisë, industrisë së mbrojtjes, turizmit dhe teknologjisë së lartë.

Në vitin 2017, shkëmbimi i mallrave midis dy vendeve arriti në 63.9 milionë dollarë amerikanë, që është një rritje prej 3,4 për qind krahasuar me vitin 2016, ndërsa eksportet kroate arritën në 62.9 milionë dollarë amerikanë duke u rritur me 16,39 për qind, kurse importet arritën në rreth një milion dollarë që shënon rënie me mbi 80 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Numri i turistëve është në rritje të vazhdueshme, kështu që në vitin 2017, Kroacinë e vizituan 5.000 kataras, që është një rritje prej 365 për qind krahasuar me vitin e kaluar

“Unë shpresoj se katarasit do të shohin Kroacinë si një destinacion gjithnjë e më të dëshirueshëm, duke patur parasysh se një pjesë e rëndësishme e industrisë kroate ka certifikatën hallall”, tha Grabar-Kitaroviç.

Ndërkaq, Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, tha se, “Një numër i katarsve vizitojë Kroacinë, ndër të tjera, për arsye shëndetësore dhe ne shpresojmë se numri i turistëve kataras në vitet e ardhshme do të jetë në rritje”.

Al Thani theksoi se kompanitë kroate japin një kontribut të madh në zhvillimin e Katarit. Ai gjithashtu shtoi se me presidenten kroate bisedoi edhe lidhur me sfidat e sigurisë në botë dhe mbi politikat rajonale.

Kroacia dëshiron të tërheqë investime nga Katari në fushën e turizmit, veçanërisht në shëndetësi, prodhimin e ushqimit, atë industrial, si dhe industrinë e mbrojtjes.

Katari është i interesuar të investojë në projekte në turizëm, zhvillim urban, energji dhe prodhim të ushqimit, veçanërisht përmes investimeve në marikulturë. Ka hapësirë ​​për zhvillimin e marrëdhënieve në industrinë e mbrojtjes, sigurinë e brendshme, sportin, industrinë ushqimore, energjinë, veçanërisht në lidhje me terminalin e LNG në ishullin e Krk.

Katari është i interesuar të investojë në projektet e turizmit, zhvillimit urban, energji dhe prodhim të ushqimit, veçanërisht përmes investimeve në marikulturë. Ka hapësirë për zhvillimin e marrëdhënieve në industrinë e mbrojtjes, sigurinë e brendshme, sport, industrinë ushqimore, energji, veçanërisht në lidhje me terminalin e LNG-së në ishullin e Krk-ut

Presidentja kroate, Grabar-Kitaroviç, i dëshiroi shumë sukses Katarit për organizimin e Kampionatit Botëror që do të mbahet në vitin 2022.

Janë nënshkruar gjithsej tetë marrëveshje në fushën e kulturës, mbrojtjes, arsimit, kërkimit shkencor, sportit dhe bujqësisë.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kroaci, Emir i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani do të takohet me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Presidentja Grabar-Kitaroviç vizitoi kryeqytetin e Katarit, Doha në prill të vitit 2017.

Leave a Reply

%d bloggers like this: