Home / Bota / Arrestohet Carlos Ghosn, kreu i kompanisë Nissan
LOS ANGELES - NOVEMBER 14: Carlos Ghosn, CEO of Nissan and Renault poses for a photo at the Los Angeles auto show November 14, 2007 in Los Angeles, California. (Photo by Jonathan Torgovnik/Getty Images)

Arrestohet Carlos Ghosn, kreu i kompanisë Nissan

Nissan, një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë, tha se “gjatë shumë viteve” Ghosn falsifikonte raportet që kishin lidhje me pagën e tij dhe se hetimet e brendshme zbuluan që ai përdorte pasuritë e kompanisë për qëllime personale.

Mediat japoneze njoftuan të hënën se Ghosn po merret në pyetje nga prokurorët e Tokios, nën dyshimet se ai nuk ka raportuar miliona dollarë të ardhura.

Nissan tha se bazuar mbi raportin e një informatori, kompania kreu një hetim të brendshëm për zotin Ghosn dhe Drejtorin Përfaqësues Greg Kelly, Rezultat e hetimit iu përcollën prokurorëve publikë. Kompania tha se të dy personat janë arrestuar.

Prodhuesi i automjeteve tha se hetimi tregoi që Ghosn nuk i kishte raportuar bursës së Tokios të ardhura me vlerë prej më shumë se 40 milionë dollarësh gjatë pesë viteve.

Gazeta Ashai njofton se prokurorët kanë bastisur selinë qëndrore të firmës Nissan në Yokohama.

Ghosn i lindur në Brazil, është me prejardhje libaneze dhe shtetas francez. Ai ishte ndër ekzekutivët e rrallë me shtetësi të huaj në Japoni.

Ghosn u dërgua të punojë pranë firmës në Nissan në fund të viteve 1990 nga Renault SA e Francës, pasi kjo kompani bleu një paketë kontrolli të aksioneve të Nissanit. Atij i njihet merita se shpëtoi firmën Nissan nga pragu i falimentimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: