Rajoni

Maqedonia deri në “fyt” borxhe

maqedonia-deri-n-euml-ldquo-fyt-rdquo-borxhe_hdSipas të dhënave, vetëm në tremujorin e dytë të vitit, është shënuar rritje e borxhit me 133 milionë euro. Banka Shtetërore Maqedonase informoi sot se borxhi i jashtëm në 6 muajt e parë të vitit është 5.7 miliardë euro ose 71.66 për qind nga Bruto Prodhimit Vendor (GDP).

Sipas Bankës, ky borxh kryesisht është rritur nga kreditë dhe huamarrjet e realizuara nga ana e Qeverisë tek institucionet ndërkombëtare financiare.

Por, guvernatori i Bankës Dimitar Bogov thotë se borxhi i jashtëm nuk është shqetësues. Sipas të dhënave, vetëm në tremujorin e dytë të vitit, është shënuar rritje e borxhit me 133 milionë euro.

Rritja e borxhit është kritikuar shumë herë nga opozita maqedonase, e cila për këtë fajëson Qeverinë dhe politikat e saj të shpenzimeve irracionale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button