Home / Kronika / “Lazarati”, kërcënohen gazetarët. Pas vendimit qëllohen me karrige edhe gjykatësit

“Lazarati”, kërcënohen gazetarët. Pas vendimit qëllohen me karrige edhe gjykatësit

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla më e ulët për të pandehurit e grupit të zjarrit të Lazaratit.
Dënimet e dhëna nga shkalla e parë ishin: Gurgaz Skënderi, 11 vite burgl; Arbjon Aliko, 13 vite burg; Alfred Proko, 10 vite burg; Beqo Brahimi, 8 vite burg; Enrik Skenderi, 10 vite burg.

Por, menjëherë pas vendimit të dhënë të Apelit të Krimeve të Rënda, të afërm e familjarë të të pandehurve që po ndiqnin seancën shpërthyen në reagime të ashpra.

Ata kërcënuan gjyqtarët, duke iu drejtuar atyre me fjalët “Ju vdekshin fëmijët”, e flakën edhe karriget. Por irritimi i tyre ra edhe mbi gazetarët, që gjithashtu u kërcënuan.

Për 11 të pandehurit, me përjashtim të Alban Alikos dhe Elson Kazmës, të cilëve iu ndryshua masa me 17 vite e 7 muaj burg secili, të tjerët janë me masat e mëparshme në fuqi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: