Home / Kronika / Ekstradohet nga Holanda një anëtar i grupit të Bajrave

Ekstradohet nga Holanda një anëtar i grupit të Bajrave

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpolin e Holandës ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë një 21-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohet nga Hollanda drejt Shqipërisë 21-vjeçari Samet Halluni, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, si anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal” parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.

Leave a Reply

%d bloggers like this: