Home / Politika / Bashkëqeverisja, Rama flet për protestuesit: S’do të mbetemi peng i të paligjshmëve

Bashkëqeverisja, Rama flet për protestuesit: S’do të mbetemi peng i të paligjshmëve

Gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes në Kryeministri, pasi dëgjoi disa nga rastet që kanë gjetur zgjidhje përmes platformës “shqipëriaqëduam.al”, Edi Rama preku edhe temën e nxehtë të prishjes së ndërtimeve të ligjshme e të paligjshme në zonën e Astirit, që preken nga projekti i Unazës së madhe.
Kryeministri Rama theksoi ndër të tjera se Shqipëria nuk do të mbetet peng i atyre që kanë ardhur nga vend e pavend për të gjetur strehë vend e pavend në kryeqytet, duke zaptuar tokat e të tjerëve e duke ndërtuar pa leje.

Duke përmes një prej argumenteve të dhëna nga banorët protestues, sipas të cilëve “janë në proces legalizimi” ndaj nuk u duhen prishur banesat, Rama tha se të jesh në proces legalizimi nuk do të thotë që është e nënkuptuar se qytetari do ta marrë certifikatën e pronës.

Ai këmbënguli se projekti do të vijojë dhe se do të dëmshpërblehen të gjithë ata që kanë shtëpi të ligjshme, por që preken nga plani i restaurimit të Unazës së madhe, ndërsa ata që janë me banesa të paligjshme do të përfitojnë lehtësira të tjera.

Leave a Reply

%d bloggers like this: