KosovaSporti

Kosovë, të lumtë – fitore për histori

Kosova i ka dhënë fund dilemës së fituesit të Grupit 3 të Ligës D. Ata i kanë dhënë fund vitit 2018 pa asnjë humbje dhe mbrëmë ka deklasuar Azerbajxhanin me rezultatin e thellë 4-0. Në këtë fitore të Kosovës shkëlqyen të gjithë, por kryefjala e ndeshjes ishte Arbër Zeneli.

Kjo Kosovë është e mrekullueshme.

Një vit pa humbje, një vit me plot ndeshje të bukura, një vit që do të mbahet mend gjatë, kur Kosova fillon një rrugëtim të gjatë për në Euro 2020, ku ëndrra e 4 gjenaratave po shkon drejt bërjes realitet.

Nga mesi i fushës kur gjyqtari francez Benoît Millot, Kosova fillojë sulmin dhe menjëherë treguan dhëmbët para azerëve.

Ishte Arbër Zeneli që merr një top të mirë nga Kololli dhe me stilin e tij shënon golin e parë për Kosovën në minutën e dytë të ndeshjes.

Pas golit, Kosova e kontrollonte tërësisht ndeshjen duke mos i lënë hapësirë fare Azerbajxhanit pavarësisht se sulmoi njëherë në minutën e 40’të, por portieri i talentuar i Kosovës bëri një pritje që do të mbahet mend gjatë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0 dhe spektakli vazhdoi në pjesën e dytë.

Ashtu si në pjesën e parë, Zeneli përsëri ishte në element. Merr një top të mirë nga Muriqi dhe pasi merr, lirohet dhe del ballë për ballë me portierin azer Agayev duke shënuar përsëri në krahun e djathtë të portës. Minuta e 50’të dhe Kosova po avanconte 2-0, përsëri me golin e Zenelit.

Kosova vazhdonte kontrollin e ndeshjes.

Së ishte kështu, fatin e kësaj ndeshje e vendosi një tjetër talent, Amir Rrahmani për të shënuar golin e tretë.

Ishte një gol taktik, i ushtruar në stërvitje ku pas krosimit të Kolollit Rrahmani shënon me kokë në minutën 61’të.

E kush mund ta përfundonte këtë takim më mirë se ai që e nisi, Arbër Zeneli.

Në minutën e 76’të, ishte prapë ai që shënoi, pikërisht ai prapë në këndin e njëjtë të portës.

Me këtë fitore, Kosova e fiton Grupin 3 dhe gjysmëfinalen në Ligën e Kombeve për vendet e para në grupet e Ligës D.

Po ashtu ajo promovohet në Ligën C te Kombeve për edicionin e saj të ardhshme. Në gjysmëfinale të Ligës D, Kosova do të përballet me Maqedoninë.  /GazetaExpress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button