KosovaSporti

Challandes: U thashë lojtarëve të luajnë si gladiatorë

Pas ndeshjes është deklaruar edhe trajneri Bernard Challandes i cili ka thënë se sonte skuadra luajti shumë mirë dhe e meritoi fitoren

Challandes ka thënë se sonte ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe se Kosova e fitojiatë.

“Mendoj se ishte një ndeshje shumë e rëndësishme sepse ne fituam dhe u kualifikuam në gjysmëfinale. Si skuadër jemi ngritur shumë në cilësi dhe kemi ecur përpara”, ka thënë Challandes.

Ai trgoi se, përveç anës taktike dhe teknike, u ka thënë lojtarëve të Kosovës edhe një gjë para ndeshjes.

“U thashë se duhet të luajmë si gladiator. Ishte një fitore si skuadër, ku mbrojtësit ndihmuan mesfushën dhe sulmin e ku sulmi ndihmoj po ashtu mbrojtjen dhe mesin e fushës”, tha Challandes, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë të luajë futboll të bukur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button