Home / Kosova / Lekaj tregon si u rrëmbyen gylenistët, thotë se kompania turke keqpërdori lejen

Lekaj tregon si u rrëmbyen gylenistët, thotë se kompania turke keqpërdori lejen

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është duke raportuar para Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq po mban mbledhjen e radhës. Lekaj ka thënë se MI ka vepruar ashtu sikurse ka kërkuar ligji, dhe se Ministria që ai drejton nuk është përgjegjëse për siguri, por vetëm për leje.

Lekaj ka thënë se kompania turke ka keqpërdorur lejen sepse ata kanë kërkuar fluturim privat dhe, sipas tij, asnjë zyrtar as nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe as nga institucionet kosovare e ndërkombëtare turke nuk janë kontaktuar asnjëherë.

Thotë se ata nuk kanë pasur asnjë informacion se kush ndodhet në aeroplan dhe se kanë vepruar sipas ligjit. Derisa ka thënë se Ministria e Infrastrukturës nuk është përgjegjëse për siguri, por vetëm për leje.

Ai ka deklaruar se leje fillimisht ishte kërkuar për datën 28 mars, por se ajo është ndryshuar pastaj për datën 29 mars të këtij viti.

“Me të marrë informatat nga mediat menjëherë jam interesuar se çfarë ka qenë roli i Ministrisë sime në lidhje me këtë rast. Sipas kërkesës së parashtruar qëllimi i fluturimit ka qenë biznesor. Në Ministrinë e Infrastrukturës është kërkuar leja për fluturim. MI ka dhënë lejen e fluturimit po atë ditë”, ka thënë Lekaj para Komisionit Parlamentar.

I pyetur nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, se a është normale që të ndryshohet data e fluturimit, Lekaj ka thënë se kjo ndodh edhe në raste të tjera.

Leave a Reply

%d bloggers like this: