Rajoni

Serbia paralajmëron Malin e Zi dhe Maqedoninë pas votës pro Kosovës në INTERPOL

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se Serbia duhet të ndryshojë raportet me Malin e Zi dhe Maqedoninë, pasi këto dy vende votuan ‘pro’ anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL.

Ai i ka bërë thirrje Vuçiqit që të shqyrtojë raportet me këto dy shtete.

“I bëj thirrje presidentit Vuçiq ta ndryshojë raportin ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke ua dëshmuar se duhet ta meritojnë miqësinë me Serbinë”, ka thënë Vulin.

Sipas tij, vota ‘pro’ e këtyre dy shteteve për Republikën e Kosovës ka ofenduar Serbinë.

“Mali i Zi dhe Maqedonia në Asamblenë e INTERPOL-it shfaqën mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të Policisë. Janë rreshtuar te Kosova duke qenë të vetëdijshme se e ofendojnë Serbinë”, ka shtuar tutje Vulin.

Sipas tij, nëse nuk kanë mundur të votojnë kundër, është dashur që së paku të abstenojnë për të dëshmuar mendimin e tyre për Serbinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button