Kronika

Incidenti, zgjedhja e anëtarit përplas dy prokurorë, Llalla i nxjerr nga mbledhja

Adriatik-Lllalla-320x219Shënohen incidente gjatë procesit të votimit për zgjedhjen e anëtarit të Bordit të Shkollës së Magjistraturës. Ngjarja është shënuar një ditë më parë, ku Shkëlqim Hajdari, kreu i Shoqatës së Prokurorëve, ka debatuar ashpër me sekretaren e përgjithshme Shoqatës së Prokurorëve, Ida Ahmetliu.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se dy prej anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës së Prokurorëve, e cila është një organizëm jofitimprurës, jashtë institucionit zyrtar kanë debatuar në prezencë të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Duke qenë se tonet e debatit ndërmjet prokurorëve kanë qenë të larta, Llalla kërkoi nga dy diskutantët që të largohen nga salla për të qetësuar situatën e debatit dhe gjithçka vijoi në normalitet. Zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme thotë se Adriatik Llalla, nuk ka qenë i përfshirë në diskutime dhe incident.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button