Ekonomia

Kategoritë që paraqesin vështirësi në punësim

TiraneMungesa e një profesioni, niveli i ulët arsimor dhe mosha mbi 40 vjeç, , janë kategoritë që paraqesin më shumë vështirësi për t’u punësuar. Sipas buletinit të tregut të punës së botuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në analizën e vitit 2013 u vunë në dukje katëgoritë problematike. Përqindja e kategorive të mësipërme, sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit, shkon përkatësisht me 58 % për  mungesën  e një profesioni, 56 % për nivelin e ulët arsimor dhe 50 % për moshat mbi 40  vjeç. Ndërkaq, sektori me numrin e të punësuarve më të lartë është sektori i bujqësisë me 43%, duke vijuar me sektorin e shërbimeve të  tregut si,  magazinimi, restorantet,  transporti si dhe sektori i shërbimeve si shëndetësia, arsimi etj. Ndërkohë, duke iu referuar sektorit të ndërtimeve, ky I fundit ka pësuar një rënie të punësimit  në 18.9%. Sipas të dhënave nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, përfaqësimi I meshkujve është në nivele më të larta se sa femrat. Femrat zënë një hapësirë prej 41 % ndërsa meshkujt 59 % të përfaqësimit në tregun e punës. Nga ana tjetër, sa i përket moshës me shkallën më të lartë papunësie,  janë kryesisht të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç, me 26.9% të nivelit të punësimit, pavaresisht se kjo është mosha e cila përqëndrohet kryesisht ne studimet universitare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button