Bota

Sanchez udhëton drejt Havanës, Spanja drejt rivendosjes së marrëdhënieve me Kubën

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të nisë vizitën e parë zyrtare të një udhëheqësi spanjoll në Kubë, pas 32 vitesh, teksa vendi komunist po synon që nëpërmjet Europës, të rivendosë edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sanchez është nisur të enjten drejt Kubës, i shoqëruar nga dy ministra të rëndësishëm të kabinetit të tij, por edhe afërsisht 100 drejtues kompanish të mëdha, ndërsa synon që të vendosë marrëdhënie ekonomike dhe të përmirësojë ato politike.

Kjo është vizita e parë zyrtare në Kubë nga një kryeministër spanjoll që nga viti 1986, kur socialdemokrati Felipe Gonzalez vizitoi ishujt Karaibe, edhe pse Jose Maria Aznar mori pjesë në një takim Ibero-amerikan atje në vitin 1999.

Shumë udhëheqës botërorë tashmë e kanë vizituar Kubën, që ka kërkuar në vitet e fundit përmirësimin e marrëdhënieve me Perëndimin, modernizimin e ekonomisë së saj të planifikuar në nivel qendror dhe tërheqjen e më shumë investimeve të huaja.

Udhëheqësit evropianë zakonisht nuk janë takuar me aktivistët e Kubës gjatë viteve të fundit, ndërsa zyrtarët thonë se diplomacia pas dyerve të mbyllura është më efektive në promovimin e të drejtave të njeriut sesa konfrontimi i drejtpërdrejtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button