Politika

Deklaratat e De Maiziere, Rama: Gjynah kukuvajkat që vunë kujën, fjala qenka për lidhjet e vjetra

Kryeministri-Edi-Rama17-525x350Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social “Facebook” një reagim lidhur me deklaratat e Ministrit të Brendshëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas De Maiziere dhe raportimet e gabuara në media.

Pas përgënjeshtrimit që Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë bëri për raportimet që disa media i kanë bërë deklaratave gjatë konferencës për shtyp të Ministrit të Brendshëm Federal të Gjermanisë, Thomas de Maizière, rreth gjendjes së krimit të organizuar, Kryeministri Rama shkruan se, “Oh gjynah kukuvajkat për kujën që vunë se Gjermania paska vënë alarmin për krimin e lidhur me qeverinë! Fjala qenka për lidhjet e vjetra…”.

Në përgënjeshtrimin e Ambasadës gjermanë në Tiranë, thuhej se, ““Nisur prej raportimeve objektivisht të pasakta të disa mediave rreth konferencës për shtyp të Ministrit të Brendshëm Federal të Gjermanisë, Thomas de Maizière, mbajtur më 1.10.2014 “Rreth gjendjes së krimit të organizuar në nivel federate për vitin 2013” përcillet më poshtë teksti i citatit të Ministrit referuar Shqipërisë: “Unë kam biseduar me Ministrin e Brendshëm së bashku me kolegun tim francez. Ai është i ri në detyrë dhe tejet i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është diçka e vështirë duke konsideruar faktin, që krimi i organizuar kishte depërtuar ndërkohë deri në strukturat e aparatit shtetëror, dhe kërkon – e këtë e them mjaft seriozisht – kurajo personale nga ata që qeverisin”.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button