Libri

Tirana në vitet 1920-1944

SPIRO-MEHILLI-03_6“Tirana 1920-1944” është libri i studiuesit Spiro Mëhilli, i cili u prezantua në mjediset e Muzeut Kombëtar.

Libri përmban të dhëna që nisin nga periudha e Neolitit, por i fokusuar në vitet ’20-’44.

Jeta politike e këtyre viteve, ajo sociale, ekonomike, infrastruktura, transportet, objektet e kultit, godina historike, dhe arti e kultura në Tiranë, janë disa nga temat e trajtuara të ilustruara me foto të kohës.

“Kam kapur artin dhe kinematë e Tiranës, se ka pasur një numër shumë të madh kineteatrosh. Janë luajtur çuditërisht kaq shumë pjesë teatrale, më tepër se sa në vitet ’50. Tirana ka pasur disa salla danci, njerëzit shkonin të mësonin të kërcenin. Madje në qoftë se kishte burra pak fanatik, që nuk donin t’i çonin në këto salla danci, vinin në shtëpinë e tyre specialistë që dërgoheshin për të gratë e tyre për t’i mësuar të kërcenin. Shtypi në Tiranë ka qenë i jashtëzakonshëm, 22 apo 23 shtypshkronja. Në 1920 ka ardhur shtypshkronja e parë në Tiranë, sepse nuk kishte”, tha Spiro Mëhilli, autor i “Tirana 1920-1944”.

“Mëhilli ka shkruar në këtë libër jo vetëm ato që ka përjetuar, se ai është tirans i vjetër, por ai i është referuar edhe 172 librave e gazetave. Pra është një vepër e mirëfilltë shkencore dhe do të thoja kolosale”, tha shkrimtari Pandi Koçi.

Libri “Tirana 1920-1944” u botua me rastin e 400-vjetorit të themelimit të qytetit të Tiranës dhe 94-vjetorit të saj si kryeqytet. Spiro Mëhilli është edhe autor i 13 botimeve të tjera, mes të cilave ese dhe romane.

Related Articles

Nje koment

  1. MU BE QEFJFI QE NJE TIRONS I VJETER TREGON TE VERTETEN PER TIRANEN E VITEVE 20 ….DERI 1944 ..POR JU SHKRUAJ SE A E DINI JU SE CFARE NDODHTE NE BOTE NE KETO VITE ? NE MAERIKE TE VITEVE 29 ISHTE NJE KRIZE ..E MADHE ?? AMERIKANET KUJTONI SE ERDHI FUNDI I BOTES ..KISHTE NENA QE I HELMONIN FEMIJET … NJEREZIT VDISNIN NGA VARFERIA … ..NE RUSSIE STALINI I TRAJTONTE NJEREZIT SI SKLLEVER …MBAS VDEKJES SE LENINT ..SATLINI E VARFEROI VENDIN … VENDOSI NJE QEVERI TE DHUNES ..DHE NJEREZIT VDISNIN NGA URIA … NGA TE FTOHTIT .. DHE NUK FLAS PER FRANCEN ITALINE IRLANDEN DHE VENDE TE TJERA …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button