Kosova

Mediat serbe: Polici i arrestuar ishte i pari që kishte dalë te vendi ku u vra Oliver Ivanoviq

Aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës në veri po raportohet edhe në mediat serbe.

Sipas informacioneve më të fundit, të pa konfirmuara zyrtarisht, “TV Prva” raporton se një nga policët e arrestuar nga Njësia Speciale ishte i pari në vendin e ngjarjes kur u vra Ivanoviq.

Fjala është për Dragisha Markoviq, që sipas mediave serbe ka qenë i pari në vendin e ngjarjes pas vrasjes së Oliver Ivanoviq, transmeton Gazeta Express.

Në këtë aksion janë arrestuar katër persona – Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Po ashtu, janë arrestuar edhe Sasha Gjuriq, Marko Rashiq, si dhe Nedelko Spasojeviq. Markoviq e Spasojeviq janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë policia e Kosovës përmes një komunikatë drejtuar mediave, ka njoftuar se ka gjetur dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

“Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione po ashtu ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme rreth rastit dhe personave të arrestuar, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorin kompetent të rastit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndërkohë, gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa i katërti është arrestuar që ti pengojë zyrtarët policorë gjatë arrestimit të të tjerëve. Ndërkohë, që Policia konfirmon se është në kërkim edhe të Milan Radoicicit.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button