Kosova

Dy nga të arrestuarit në veri janë policë të Kosovës

Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona, siç raportohet, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti.

Merret vesh se është arrestuar Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Po ashtu, janë arrestuar edhe Sasha Gjuriq, Marko Rashiq, si dhe Nedelko Spasojeviq. Markoviq e Spasojeviq janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, të arrestuarit janë dërguar në drejtim të pjesës jugore të Mitrovicës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestim e katër personave, por nuk ka dhënë emra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button