Ekonomia

Ja 50 biznesmenët dhe kompanitë që fitojnë tenderat e 61 bashkive. FUSHA sh.p.k 36 tenderra

Open Data Albania, e drejtuar nga gazetarja profesioniste Aranita Brahaj po hulumton mbi Renditjen e Bizneseve Kontraktore me Njësi të Qeverisjes Vendore, sipas vlerës së kontratave të fituara në prokurime publike. Në harkun kohor korrik 2015 – korrik 2018, operatorët apo bizneset me vlerë më të lartë të kontratave të fituara në tenderime nga bashkitë janë operatorët: FUSHA shpk; G. P. G COMPANY SHPK; SALILLARI SHPK; ALKO-IMPEX GENERAL Constuction shpk; Vëllezrit Hysa shpk, Victoria Invest shpk etj.
Renditja kryesohet nga Fusha sh.p.k, një shoqëri, e cila, në tenderat ku ka konkurruar si e vetme dhe jo në bashkim operatorësh me një shoqëri tjetër, shënon 36 raste (kontrata fillestare dhe shtesa) ku është njoftuar fituese. Vlera totale e ofertave të saj, si oferta të shpallura fituese, është 3 miliardë e 782 milionë lekë. Kontratat e saj kjo shoqëri biznesi i ka fituar në tenderime në tri Bashki të ndryshme. Konkretisht, me bashkinë Vorë janë gjashtë kontrata; me Bashkinë Tiranë janë njëzet e tetë kontrata dhe Bashkinë Roskovec dy kontrata.
Fusha sh.p.k shfaqet e suksesshme edhe në rastet kur ka konkurruar si bashkim operatorësh me subjekte të tjera. Ajo ka bashkëpunuar dhe fituar tendera në bashkëpunim me të paktën dhjetë shoqëri të tjera biznesi. Subjekte biznesi që kanë funksionuar si operatorë (ofertues) në bashkëpunim me shoqërinë Fusha shpk janë: Alba Konstruction shpk; Gjoka Konstruction; ED Konstruksion; Hastoci Shpk; Besta shpk; Everest Shpk; Colombo shpk; Totila; ArkonStudion; Green Farm.
Vendi i dytë pasohet në renditje nga shoqëria G.P.G Company shpk. Kjo shoqëri ka 22 kontrata ku është njoftuar fituese (pa bashkim operatorësh apo bashkëpunim me shoqëri të tjera) me një vlerë kontrate (oferte) pa TVSH prej 1 miliard e 769 milionë lekë. Numri i bashkive ku G.P.G Company ka fituar kontrata është 14: Kukës; Mirditë; Tiranë; Kavajë; Peqin; Korçë; Tepelenë; Libohovë; Delvinë; Finiq dhe Konispol. Shoqëria ka fituar edhe kontrata të tjera si pjesë e bashkimit të operatorëve.
Salillari është numri tre në renditjen “Big” sipas vlerave të kontratave të fituara tenderime me Bashki. Kjo shoqëri ka fituar si subjekt pa bashkëpunime me subjekte ekonomike të tjera një numër prej 19 kontratash, të cilat kanë vlerë pa TVSH prej 1 miliard e 570 milionë lekë. Subjekti ka kontrata të fituara me tetë bashki: Bashkia Vorë katër kontrata; Bashkia Tiranë gjashtë kontrata; Bashkia Rrogozhinë një kontratë; Bashkia Maliq një kontratë; Bashkia Fier një; Bashkia Kuçovë një kontratë dhe Bashkia Himarë dy kontrata. Shoqëria Salillari ka fituar kontrata edhe në bashkëpunim me subjekte të tjera ekonomike duke konkurruar me një ofertë te vetme si një operator i caktuar.
Shoqëria që mban vendin e katërt është ALKO-IMPEX General Construction me një vlerë kontratash pa TVSH prej 1 miliard e 458 milionë lekë. Kjo shoqëri ka 25 kontrata me shtatë bashki të ndryshme. Në vendin e pestë renditet shoqëria Vëllezrit Hysa me një vlerë kontratash pa TVSH prej 1 miliard e 340 milionë lekë. Këto kontrata janë lidhur me tetë njësi të ndryshme të qeverisjes vendore.
Operatorët Ekonomikë sipas vlerave të kontratave të fituara në Tendera Bashki, korrik 2015 – korrik 2018
Operatorët Vlera e Kontratave Lekë
FUSHA SHPK 3,617,778,081
G P G COMPANY SHPK 1,768,751,890
SALILLARI SHPK 1,514,099,360
ALKO-IMPEX General Construcion SHPK 1,344,006,909
Vellezerit Hysa 1,308,455,670
Victoria Invest SHPK 1,006,519,242
AGBES CONSTRUKSION 813,489,803
4 A -M SHPK 677,690,529
KORSEL SHPK 674,626,719
ALBA KONSTRUKSION 671,789,609
ULEZA NDERTIMI SHPK 662,219,659
JUNIK SHPK 633,136,538
GLOBAL SECURITY SHPK – BRECANI R O S P SHPK – EUROGJICI-SECURITY SHPK – PORT CONSTRUCTION SHPK 568,251,779
BOSHNJAKU B 557,197,669
Shpresa-Al SHPK 555,702,519
BE-IS SHPK 533,042,957
Korsel shpk Brai Cata srl 510,356,030
Ante-Group GJIKURIA 506,696,943
HASTOCI SHPK 479,077,399
SHKELQIMI 07 SHPK 472,371,374
EVEREST SHPK FUSHA SHPK 451,529,540
Konstruksion 93 SHPK Ndregjoni SHPK 449,905,607
T T A ALBA LAM SHPK 443,221,336
Arifaj SHPK 441,170,041
G P G CPMPANY SHPk AD-STAR SHPK 426,126,972
GECI SHPK 419,103,267
Kthella SHPK 416,150,444
SHENDELLI SHPK 408,597,596
ALB-STAR 403,201,188
EVEREST SHPK 388,144,206
ALBGARDEN SHPK 387,708,649
BE-IS SHPK Agi Kons SHPK 373,951,184
BAJRAMI N SHPK 365,811,211
ZDRAVO 360,830,948
GJIKURIA SHPK 357,823,390
S I R E T A 2F 356,858,591
A L ASFALT SHPK EURONDERTIMI 2000 SHPK 352,009,364
CURRI SHPK 346,108,345
STERKAJ SHPK 343,249,377
2 T SHPK 342,756,065
COMPANY RIVIERA 2008 SHPK 340,747,682
EVEREST SHPK KRONOS KONSTRUKSION 326,761,485
A L-ASFALT 314,596,251
BEAN SHPK BELADI SHPK 310,912,196
Bami SHPK-A N K SHPK 303,711,060
SHPRESA SHPK 300,268,286
POWER INDUSTRIES 298,095,670
BAJRAMI N SHPK – FUSHA SHPK 279,457,740
BEAN SHPK PIENVIS SHPK BE-IS SHPK 275,481,211
EGLAND SHPK 275,058,344

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button