roze

Kutcher zbulon foton e vajzës, por…

kunis-bebjaAshton Kutcher është treguar i paduruar, teksa ka publikuar foton e para të vajzës së tij të porsalindur nga e fejuara Mila Kunis, por edhe këtë herë e ka shoqëruar me shaka, si ato që e bënë të njohur në mbarë botën gjatë shoë-t televiziv “Punk’d”.

Ai ka publikuar foton e vajzës së bashku me 5 foto të tjera, të fëmijëve të sapolindur në të njëjtin maternitet, duke u dhënë fansave të tij një tjetër arsye për të buzëqeshur. Emri i vajzës së çiftit Kutcher-Kunis? Wuatt Isabelle Kutcher!

Në faqen e tij të internetit, Ashton shkroi: Mila dhe unë mirëpresim në jetë Wyatt Isabelle Kutcher! Një mesazh, të cilin ai e shoqëron edhe me urimin e zakonshëm: Qoftë jeta jote e mbushur me mrekullira, dashuri, buzëqeshje, shëndet, gëzime, kuriozitete dhe privatësi (sigurisht kjo nuk mund të mungonte mes një çifti “amerikan”).

Por, në fund të publikimit kishte edhe një pyetje sfiduese: A mund ta gjeni se cila është vajza jonë? Të gjithë foshnjet janë tërheqëse.

Më pas ka kaluar në rrjetin social Facebook, ku ka dhënë edhe për fansat atje mesazhin dhe foton me një tekst thuajse të ngjashëm komik: Ja dhe fotoja e fëmijës. Sigurisht, është njëra prej tyre. Tashmë i lutem helikopterëve të mos ulen mbi shtëpinë tonë, pasi ka një fëmijë që fle gjumë! Dhe ajo është tepër tërheqëse”.

Vajza e çiftit Kutcher-Kunis u lind të martën

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button