Bota

Gjermani: Parlamenti voton për buxhetin rekord 356 miliardë euro

Parlamenti gjerman do të votojë sot për projektbuxhetin e vitit 2019, që kap një vlerë totale prej 356,4 miliardë euro, gati 13 miliardë euro më shumë se sa vitin 2018 dhe që është gjithashtu një shifër rekord.

Koalicioni qeverisës i kancelares, Angela Merkel, që përbëhet nga CDU-ja, partia simotër bavareze CSU dhe socialdemokratët (SPD), synon të rrisë shpenzimet në mbrojtje, ndihmën për zhvillim dhe çështjet sociale.

Në këtë buxhet propozohet një reduktim i kontributeve shëndetësore dhe një rritje e pensioneve, bashkë me benefitet për familjet, masa që arrijnë vlerën e 9,8 miliardë eurove në total.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button