Politika

JAVA në RTSH, Rama: Për herë të parë opozita është në ballë për të mbrojtur paligjshmërinë!

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në mbrëmje në emisionin ‘Java në RTSH’, ku po sqarom një seri cështjesh të aktualitetit që lidhen kryesisht me zhvillimet e ditëve të fundit që kanë të bëjnë me protestën te Unaza e Re, opozita që është rreshtuar në vijën e parë të kësaj proteste, dhuna ndaj forcave të rendit dhe plagosja e shumë uniformave blu, si dhe një sërë problematikash të tjera.

Kryeministri Rama që në hyrje të emisionit ka deklaruar se është hera e parë në Shqipëri që ndodh që opozita është në ballë për të mbrojtur paligjshmërinë.

“Ne kur ishim në opozitë kemi protestuar, por kjo është protesta e parë e një lloji që ka të bëjë me ndërtimet pa leje. Për herë të parë për ndërtimet e paligjshme opozita është në ballë. Eshtë e turpshme ajo që thotë kryetari i PD në adresë të vajzës së plagosur se ishte e patrajnuar. Ajo ka shpëtuar se ishte e trajnuar pasi ajo mund të kishte humbur dhe jetën. S’ishte cështje trajnimi, ishte thjeshtë cështje dhune dhe vetëm dhune”, deklaroi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button