Taksat ndaj mallrave serbe, përfitojnë tregtarët maqedonas
Ky rast duhet shfrytëzuar, si për të ndihmuar tregun kosovar me produktet që ekzistojnë në Maqedoni, si për të përfituar t’i jepet një stimul i ri shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, ka thënë Iseni.
Megjithatë, ministria maqedonase e ekonomisë konsideron se të tilla përfitime do të ishin afatshkurtra, ndërsa kreu i saj Kreshnik Bekteshi, tha po për të njëjtën media se Shkupi nuk do të përzihet në këtë çështje, por do t’i lerë palët ta zgjidhin vetë problemin.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të enjten se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Dogana e Kosovës i tha “Zërit të Amerikës” se që nga hyrja në fuqi e taksave ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, rreth 20 maune me mallra janë kthyer mbrapsht, për shkak të mosinformimit mbi rritjen e taksave dhe mënyrës se si vendet prodhuese i janë referuar shtetit të Kosovës.