roze

Gaga, një putër monstre kushtuar fansave

monstraPrirja e saj është t’i nënshtrohet tatuazheve të shumëllojshme dhe kjo dihet prej kohësh.

Por, Lady Gaga ka gjetur kohë edhe gjatë periudhës së ngjeshur të turit të saj europian, për t’u shtrirë në tavolinën e tatuatorit dhe për të bërë një tatuazh të ri, të cilën ajo e publikoi edhe në Instagramin e saj gjatë së enjtes.

28-vjeçarja, këngëtare e “Bëj ç’të duash”, duhet të ketë qenë në Hamburg të Gjermanisë për sesionin e fundit të tatuazheve, ndoshta te studioja e artistit Eric Gonzales, teksa ka zbuluar shpinën e saj për procedurën.

Në fotot e publikuara shfaqet ngritja dhe zbritja e fustanit të saj ngjyrë gri, duke mundësuar zbulimin e trupit gjatë procesit të tatuazhit.

Makeup-i dukej i pandryshuar nga shfaqja e saj në Stockholm të Suedisë, më herët gjatë ditës, duke pasur një stil flokësh të viteve ’60 dhe me sytë e pikturuara si të një maceje.

Tatuazhi? Duket si një putër monstre, e kompletuar me thonj të gjatë dhe dorë me luspa, ndoshta si një homazh ndaj fansave të saj, të cilët ajo i quan me pseudonimin “monstrat e saj”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button