Ekonomia

Projekti për Unazën e Madhe, nis aksioni për shembjen e banesave

KMT ka nisur aksionin për shëmbjen e banesave që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” në Shkozë. Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, IKMT ka njoftuar se sot do te shemben 16 objekte me madhësi të ndryshme.

“Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme”, shkruhet në njofitmin e IKMT. “Unaza e Madhe” është pjesë e projektit që prek edhe banesat në “Astir”. Siç duket , operacioni në Shkozë ka vijuar pa probleme, pasi banorët që preken nga projekti kanë marrë më parë shpronësimet.

Aksioni i IKMT në Shkozë

Ndërkohë në “Unazën e Re” kanë mbërritur mëngjesin e sotëm mbërrijnë ekipet e vlerësimit nga ARRSH. Report Tv mëson se në terren janë 4 grupe vlerësimi nga ARRSH, të cilët do të bëjnë matjet nga e para për të përcaktuar vlerën e shpronësimit për ato objekte që janë me leje. Grupet e vlerësimit janë të shoqëruar me polici për shkak të situatës të tensionuar që vijon prej disa ditësh me banorët.

ARRSH është shprehur edhe më herët se banorët që kanë shtëpitë me legalizime do të kompesohen, ndërsa pjesa tjetër që është në proces, do të përfitojë bonus qiraje për tre vite nga Bashkia e Tiranës.

Në “Astir” projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” prek rreth 317 banesa, një pjesë e konsiderueshme e tyre pa leje. Prej 23 ditësh banorët kundërshtojnë projektin dhe kërkojnë më parë të shpronësohen edhe për banesat që janë në proces legalizimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button