Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte i ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake Up”, ku ka folur ndër të tjera edhe për padinë që ka depozituar ndaj deputeti socialist Erion Brace. Duka tha se nuk e kisha menduar padinë, por kur dëgjoi kryeministrin për çështjen e shpifjes ka marrë iniciativën.

“Më thonin pse nuk i përgjigjesh, por nuk kam kohë për Erjon Braçen. Nuk merrem me njerëz që nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër veçse të flasin. Vendosa të angazhoj njerëzit e duhur për ta ndjekur në mënyrë ligjore këtë çështje. Njerëzit duhet të jenë etikë ndaj atyre që kritikojnë. Nuk e kisha menduar këtë padinë, por dëgjova kryeministrin për këtë punën e shpifjeve dhe thashë ta provoj”- deklaroi Duka.

Akuzat e shpeshta të deputetit Erjon Braçe mbi evazionin fiskal detyruan presidentin e FSHF-së që ta padisë këtë të fundit për shpifje dhe dëmtim të imazhit.