Amerika

Papunësia bie në nivelin më të ulët prej gjashtë vitesh

 ee614-e1412342824284Niveli i papunësisë në SHBA solli surpriza duke rënë në shtator në nivelin më të ulët në gjashtë vite, 5,9 për qind, ndërkohë që krijimi i punësimit është rritur ndjeshëm, sipas të dhënave të publikuara sot nga departamenti i Punës.

Rreth 248 mijë vende pune u krijuan në shtator dhe niveli i papunësisë u zvogëlua me 0,2 pikë duke arritur 5,9 për qind.

Analistët parashikonin rreth 210 mijë vende të reja pune në shtator, kundrejt 180 mijë që u krijuan në gusht, dhe kishin parashikuar një nivel papunësie prej 6,1 për qind.

Me 5,9 për qind niveli i papunësisë është më i ulti që prej korrikut 2008, ku kishte arritur 5,8 për qind, ku edhe filloi kriza financiare.

Sektorët që kanë krijuar më shumë punë në shtator janë shërbimet ndaj kompanive (plus 81 mijë), shërbimet e shëndetësisë (plus 23 mijë) dhe biznesi i shitjes me pakizë (plus 35 mijë)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button