Kronika

Unaza e Madhe/ Banorët tension me policinë, kundërshtojnë heqjen e shtyllave të elektrikut

Banorët e Unazës së Re vijojnë kundërshtimin që në orët e para të ditës së sotme të heqjes së shtyllave të ndriçimit nga policia bashkiake. Për disa momente situata mes banorëve policisë bashkiake është tensionuar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe deputetët e Partisë Demokratike.

E ndërsa disa nga banorët vijojnë kundërshtimin e projektit, të tjerët kanë pranuar bonusin e qirasë, ndërsa dy familje mbrëmjen e djeshme pranuan që të zhvendosen te banesat sociale duke i hapur rrugë shembjes së banesave të para.

Ora 09:19
Banorët: Jemi në ditë festash, këtu duhet të kishte flamuj, po na heqin dritat
Banorët e zonës së ‘Astirit’ shprehen të vendosur për të mos lejuar policinë bashkiake për të hequr shtyllat e ndriçimit në Unazën e Re, që do i hapte rrugë projektit për fillimin e punimeve. “Ne nuk kemi shqiptarë në krye të shtetit por kriminelë, jemi në festë, por në Unazë të Re nuk ka asnjë flamur, kjo është e turpshme. Atje u valëvit flamuri grek, këtu nuk ka flamuj, por po na heqin edhe dritat” theksojnë banorët.

Ora 09:12
Banorët e Unazës së Re: Këtu është fundi i Ramës, banesat do i mbrojmë me gjak
Banorët e Unazës së Re pas momenteve të tensionit me policinë bashkiake janë shprehur se banesat e tyre do ti mbrojnë me gjak, ndërsa paralajmëruan kryeministrin ‘këtu është fundi i tij, të ndalet, pasi ne nuk tërhiqemi’ deklaruan ata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button