Bota

Krime: Rrezik pёrshkallёzimi ushtarak

Pas sulmit ndaj anijeve luftarake ukrainase prej anijeve ruse nё Ukrainё hyn nё fuqi pёr 30 ditё ligji i luftёs. Parlamenti nё Kiev miratoi dekretin pёrkatёs tё presidentit Poroschenko. BE-ja ёshtё e alarmuar.

Linjat e telefonit tё diplomacisё ndёrkombёtare po ziejnё, konflikti mes Rusisё dhe Ukrainёs mund tё devijojё nё njё pёrshkallёzim tё ri ushtarak. Shkaku: para 24 orёsh anijet ruse tё mbrojtjes kufitare nё ngushticёn detare Kertsh mes Krimesё dhe Rusisё, qё lidh detin e Zi me Detin Asovshen, qёlluan ndaj anijeve luftarake ukrainase. Pas kёsaj anijet ruse i konfiskuan anijet ukrainase dhe i ndaluan ekuipazhet e tyre. Qё pas kёsaj ngjarjet po precipitojnё.

Nё reagimin e parё tё ashpёr, presidenti i Ukrainёs Petro Poroshenko tё hёnёn (26.11) pasdite u shpreh pёr “njё akt të ri agresioni tё armatosur”, ai e vendosi ushtrinё e Ukrainёs nё gjendje alarmi dhe nёnshkroi njё dekret pёr shpalljen e ligjit tё luftёs pёr 30 ditёt e ardhshme. Parlamenti ukrainas e miratoi dekretin pas njё debati qё zgjati pёr shumё orё.

Paralelisht Poroshenko  thirri njё takim tё shteteve tё NATO-s me pёrfaqёsuesit ukrainas. Sekretari i Përgjithshёm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi pak pas takimit parimin e aleancёs mbrojtёse pёr angazhim pёr ruajtjen e “integritetit territorial dhe pavarёsisё” sё Ukrainёs.

Shqetёsim – reagimet ndёrkombёtare

Qёkurse Rusia ka aneksuar kundёr sё drejtёs ndёrkombёtare mё 2014 gadishullin e Krimesё, konflikti ёshtё kthyer nё njё problem tё nxehtё tё diplomacisё ndёrkombёtare. Se sa delikate ёshtё gjendja kёtё e dёshmojnё ngjarjet e fundit  qё po preokupojnё skenёn ndёrkombёtare. Reagimet ishin tё menjёhershme nga politika gjermane. Ministria e Jashtme theksoi: “Zhvillimet nё detin Asovshen janё ekstremisht shqetёsuese”, u shpreh ministri i Jashtёm Heiko Maas.

Maas, i cili aktualisht ndodhet nё Spanjё, iu drejtua me njё apel palёve: “Nuk ёshtё e pranueshme, qё atje tё ketё njё bllokadё ruse. Unё u thirrje ndaj tё dyja palёve, qё ta zbusin situatёn. Shpresoj fuqishёm, qё palёt ta dёgjojnё kёtё apel, i cili nuk do tё vijё vetёm nga Gjermania.”

Rusia e sheh fajin pёr pёrshkallёzimin e situatёs tek Ukraina

Nё Moskё ndёrkohё ka njё interpretim ndryshe tё ngjarjeve. Zyrtarёt rusё fokusohen mё tepёr tek reagimi i Ukrainёsr se sa tek sulmi duke e komentuar kёtё reagim si tё motivuar prej politikёs sё brendshme.  Sergej Lavrov, ministri i Jashtёm rus, iu drejtua direkt bashkёsisё sё shteteve perёndimore: “Perёndimi duhet sa mё shpejt tё jetё e mundur t’u kthejё arsyen nё Ukrainё atyre, qё duan tё nxisin njё pёrshkallёzim ushtarak tё konfliktit.”

Nё mars nё Ukrainё zhvillohen zgjedhjet. President Petro Poroshenko nё sondazhe mbetet prapa, vendosja e gjendjes sё luftёs mund tё bёhet shkas pёr shtyrjen e zgjedhjeve. Nga kёndvёshtrimi i Lavrovit kjo ёshtё njё arsye e mjaftueshme, qё Ukraina ta nxisё pёrshkallёzimin.

I nevojshёm reagimi unik i BE-sё

Opozita nё Bundestag nё Berlin kёrkon impenjimin e BE-sё: “BE-ja”, sipas Omid Nouripour, zёdhёnёsi i politikёs sё jashtme tё partisё ekologjike, duhet “ta dёnojё menjёherё agresionin rus. Thirrjet pёr zbutjen e situatёs janё tё drejta dhe ato nuk duhet ta shkёpusin vёmendjen ndaj faktit, qё Federata Ruse po kufizon ushtarakisht lirinё e navigimit nё ujёrat ndёrkombёtare.” Nuk ka njё pёrgjegjёsi tё barabartё mes Ukrainёs dhe Rusisё, tha ai, sepse “nuk ka njё raport tё drejtё forcash.”

Reagimet e shumta dhe insistimi i apeleve bёjnё tё qartё se sa i rёndёsishëm ёshtё veprimi i shpejtё diplomatik. Shanset qё tё shmanget njё pёrshkallёzim i mёtejshёm ushtarak nuk janё tё kёqia. Kjo pёrkon edhe me pёrpjekjet qё prej vitit 2014 tё pёrfaqёsuesve tё Gjermanisё, Francёs, Rusisё dhe Ukrainёs, qё konsultohen rregullisht pёr zgjidhjen me rrugё diplomatike tё konfliktit tё Ukrainёs.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button