Bota

“Jam i shqetësuar”, zbardhet biseda në mes të Macron dhe princit saudit në G20

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka thënë princit saudit, Mohammed bin Salman të premten se Europa do të insistojë që ekspertët ndërkombëtarë të jenë pjesë e hetimit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.

Në një takim në margjina të samitit të Grupit të 20 vendeve më të Industrializuara që po mbahet në Argjentinë, Macron ka nisur mesazhe “shumë të ashpra” ndaj princit saudit për vrasjen e Khashoggit dhe ka përmendur nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje politike për situatën në Jemen, ka thënë një zyrtar i presidencës franceze.

Një video tregon momentin në të cilat shihen të dy liderët duke biseduar me njëri-tjetrin. Në video mund të kuptohet se princi i ka thënë Macronit, “mos u shqetëso” derisa lideri francez përgjigjet “jam i shqetësuar”.

Macron më pas ka thënë: “Ju nuk më dëgjoni asnjëherë” derisa princi ia kthen, “do të dëgjojë, natyrisht”.

Khashoggi, kolumnist i gazetës, Washington Post ka qenë besnik i mbretërisë saudite, para se më vonë të kritikonte udhëheqësinë e këtij vendi.

Ai është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll.

Prokurori publik i Arabisë Saudite ka thënë se princi saudit nuk ka pasur njohuri për operacionin rreth vrasjes së Kashoggit.

Zyra e Macronit ka thënë se takimi i liderit francez me princin saudit është arsyetuar si mesazh i përbashkët i kombeve evropiane rreth nevojës për të pasur hetime të sinqerta rreth këtij rasti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button