KronikaSporti

Eliminatoret e Euro 2020/Shqipëria “peshkon” Francën, Kosova “ndez” Ballkanin

Në Dublin të Irlandës, ka marrë udhë edhe Euro 2020, pasi është hedhur shorti i fazës së grupeve të eliminatoreve, ku 55 Përfaqësueset europiane njohën kundërshtarët e tyre.
Fati vendosi që Kombëtarja Shqiptare të shortohej në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. Duket një short i pranueshëm për kuqezinjtë, që duke lënë mënjanë Francën, do të diskutojnë vendin e dytë të grupit me kundërshtarë si Islanda dhe Turqia.

Kosova merr pjesë për herë të parë në eliminatoret e Euro 2020, ndërsa shorti i rezervoi grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke dhe dy skuadra ballkanike si Bullgaria dhe Mali i Zi.

Shorti i parë nuk ka qenë aspak dashamirës për “Dardanët”, që përveç Anglisë dhe Çekisë, do të luajnë edhe dy derbi “të zjarrtë” në Ballkan, ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi.

Gjithsesi Përfaqësuesja e Kosovës mund të sigurojë një vend për në Euro 2020 shumë më lehtë se këto eliminatore, duke fituar Play Off-in e Nations League dhe duke u renditur e para në Ligën D.

Të gjitha grupet e eliminatoreve të Euro 2020

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button