Kronika

Dëshmojnë prindërit e Marvit: Ishin me thika në vendngjarje, gati për të vrarë

Babai i të ndjerit Marvi Mihali, Pavllo Mihali dekalroi se djali i tij ditën e ngjarjes nuk ka goditur askënd, madje kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin, por si shpërblim ka marrë goditjet me thika dhe shkelma të personave që ishin në vendngjarje.

Më tej, ai deklaroi se i njeh shumë mirë vrasësit e të birit, duke deklaruar në sallën e gjyqit edhe të kaluarën e tyre që, sipas Mihalit, është kriminale.

Ndërsa nëna e të ndjerit, Fatmira Mihali, deklaroi se kushërinjtë Butraj dhe Alla, të cilët akuzohen për këtë vrasje, atë natë ishin përgatitur për të vrarë, pasi kishin ardhur të armatosur me thika dhe kaçavida.

“Unë do të pres drejtësinë, por nëse çdokush nuk merr dënimin e merituar, atëherë do të bëj vetëgjyqësi”, është shprehur në sallën e gjyqit nëna e të ndjerit.

Sakaq, në seancën e së hënës ishin thirrur për të dëshmuar edhe dy dëshmitarë të akuzës, Grejsi Stërmasi dhe Besim Sokolaj, por ata nuk u paraqitën, edhe pse për sjelljen e tyre në gjykatë ishte lajmëruar policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button