Home / Bota / Inteligjenca e Çekisë fajëson Rusinë për sulme kibernetike

Inteligjenca e Çekisë fajëson Rusinë për sulme kibernetike

Inteligjenca e Çekisë (BIS) akuzon Rusinë se qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj Ministrisë së Jashtme çeke, duke e llogaritur këtë si sulmin më serioz të spiunazhit-kibernetik në historinë e Çekisë, që ka pësuar ndonjëherë një shtet evropian.

Agjencia Çeke e Inteligjencës sot publikoi raporton vjetor, ku theksohet se sulmet ndaj diplomacisë çeke janë pjesë e fushatës “Turla” të cilën e udhëheq inteligjenca ruse (FSB) dhe fushata “APT28” e inteligjencës ushtarake ruse (GRU).

Po ashtu edhe disa vende tjera evropiane janë ballafaquar me sulme të ngjashme.

Sulmet kibernetike kanë ndodhur në fillim të vitit 2016, me ç’rast janë hakuar 150 e-mail adresa, thotë BIS.

Kryeministri çek Andrej Babis paralajmëroi se rreth kësaj teme një delegacion i qeverisë dhe BIS do të bisedojnë në janar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: