Home / Arte / Ekspozita / Konkursi – Dy kinezë për Piramidën

Konkursi – Dy kinezë për Piramidën

Projekti-Piramides-320x213Dy arkitektë kinezë, Seven Xin Chen dhe Nanji Xino, janë fituesit e “Lost Architecture”. Projekti i tyre është përzgjedhur mes dhjetëra materialeve të paraqitura nga arkitektë dhe studentë të arkitekturës, jo vetëm brenda vendit nën 40 vjeç. Të gjitha projektet e paraqitura, pasi u shqyrtuan nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, si zv.ministri Zef Çuni apo edhe nga arkitektët si Gëzim Paçarizi (arkitekt kosovaro-zviceran), Sotir Dhamo (administrator i Universitetit “Polis”, arkitekt), Artan Raça (pedagog, arkitekt), Loris Rossi (arkitekt italian), Ledian Bregasi (kryetari i Unionit të Arkitektëve), kaluan në fazën finale të vlerësimit, ku nga 40 punime të paraqitura fillimisht, numri i tyre u reduktua në 30, për të shpallur dje edhe pesë fituesit. Në vendin e dytë doli projekti i Edorita Lezingorta dhe Sara Novaro nga Spanja, në vend të tretë Julien Kornie dhe Benjamin Fowler nga Danimarka, shqiptarja Arsida Ajazi u rendit e katërta, ndërsa Besian Mehmeti nga Maqedonia në vend të pestë. Tashmë projekti kinez është ai që është përzgjedhur për rikonstruktimin e Piramidës. Idetë për restaurimin e Piramidës u paraqitën në kuadër të aktivitetit “Javët e arkitekturës”, organizuar nga Universiteti “Polis” dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: