Bota

Hetimi për Rusinë, Mueller nuk rekomandon burgosjen e Flynn

Mueller i sugjeron gjithashtu Gjykatës federale të Uashingtonit se, pavarësisht shkeljeve të tij “serioze”, gjenerali me 3 yje i dalë në pension dhe ish-shefi i kundërzbulimit në Pentagon ka arritje të mëdha si ushtarak dhe nëpunës publik.

Rekomandimi surprizë në fakt vjen përpara vendimit të pritshëm që do të dënojë Flynnin, vendim që është shtyrë për plot 4 herë gjatë vitit të kaluar. Shtyrjet treguan se, personi që dikur ishte armiqësor ndaj hetimit që kërcënonte Trumpin dhe rrethin e tij të ngushtë, ndoshta është kthyer në një dëshmitar të vlefshëm në këto hetime.

“Duke parë ndihmën thelbësore të të pandehurit dhe konsideratat e tjera të parashtruara më poshtë, një dënim minimal bazuar në ligj, duke nënkuptuar këtu dënime që nuk përcaktojnë periudha burgimi, është i përshtatshëm dhe i justifikuar”, thotë Mueller në memorandumin dorëzuar gjykatës.

Flynn është i pari fajtor i vetëshpallur në hetimin e Muellerit ndaj bashkëpunimit të pretenduar mes drejtuesve të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button