Home / Ekonomia / “Unaza e Madhe”, punime intensive për transformimin e infrastrukturës në kryeqytet

“Unaza e Madhe”, punime intensive për transformimin e infrastrukturës në kryeqytet

Projekti për rindërtimin e “Unazës së Madhe” të Tiranës, është një projekt madhor me impakt në zhvillimin e infrastrukturës në kryeqytet.

Ky projekt është me rëndësi të madhe dhe ndërtimi i kësaj rruge i kategorisë A me tre korsi kalimi me gjatësi 27 km dhe vlerë mbi 27.3 miliardë lekë do të shoqërohet me të gjitha elementët urbanë dhe sipas standardeve më të mira.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga puna në kantierin e Unazës së Madhe.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga puna që vijon në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës, në segmentin nga Farka drejt Shkozës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Unaza e Madhe e Tiranës është projekti i radhës i qeverisë, që do të transformojë infrastrukturën rrugore të kryeqytetit.

Projekti i Unazës së Madhe do të lehtësojë trafikun në kryeqytet, por do të jetë edhe një tjetër vepër që rrit imazhin e Shqipërisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: