Politika

Negociatat me BE, Rama: Në qershor na jepni atë që meritonim këtë vit!

Pasi mori pjesë ne Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore, që u mbajt në Zagreb, kryeministri Edi Rama në mbrëmje pati edhe një takim me homologun e tij korat Andrej Plenkoviç.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat, dy liderët folën për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Be dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

I pyetur se cili do jetë vendimi i BE për negociatat me Shqipërinë, Plenkoviç ka thënë se Kroacia është pro hapjes së bisedimeve dhe anëtarësimit të vendit tonë në union, ndërsa më i ashpër ka qenë Rama.

Shefi i qeverisë drejtuar BE-së, ka thënë se Shqipëria duhet të marrë në qershor 2019 atë çka ju mohua këtë vit.

“Kroacia ka qenë një mbështetëse e hershme e Shqipërisë. Ajo që presim nga Brukseli qershorin e ardhshëm, është ajo që duhet të merrnim këtë qershor dhe atë që ka kërkuar Kroacia dhe shumica e vendeve, që të hapen negociatat”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri komentoi edhe tensionet Kosovë-Serbi, të përshkallëzuara pas vendosjes së taksës doganore 100% nga qeveria e Ramush Haradinaj.

“Unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht. Së pari duhet të them, se Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje e CFETA-s. Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare. Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Evropë”, theksoi kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button