Kosova
Engel: Mosliberalizimi është tradhti e premtimeve të BE-së
Ky i fundit deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën është shtyrë deri në vitin 2020. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Engel tha se Kosova ka bërë çdo gjë që i ka kërkuar BE-ja lidhur me kushtet për liberalizim. Mes të tjerash ai shtoi se refuzimi i liberalizimit të vizave është tradhti e premtimeve që ka bërë BE-ja.
“I zhgënjyer nga komisionari i BE-së, Johannes Hahn që tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shtyhet përsëri. Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar nga BE-ja. Refuzimi i liberalizimit të vizave është tradhti e premtimeve që ka bërë BE-ja”, shkruan Engel.