MaqedoniaRajoni

Maqedonia dhe Çekia nënshkruajnë marrëveshje për riatdhesim

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe homologu i tij nga Republika Çeke, Jan Hamachek, nënshkruan para pak fitësh në Pragë protokolin ndërmjet dy qeverive për zbatimin e Marrëveshjes për pranimin e personave me qëndrim të paligjshëm.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë thuhet se ky protokol për riatdhesim të qytetarëve bën të mundur rregullimin e procedurave për marrjen e personave të cilët banojnë ilegalisht dhe njokohësisht forcon bashkëpunimin në luftën kundër migracionit ilegal.

Në njoftimin e ministrisë maqedonase, thuhet se, ministrat Spasovski dhe Hamacek theksuan bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve, për çka Spasovski falënderoi Republikën Çeke për mbështetjen e pakursyer dhe ndihmën e ofruar për policinë e Maqedonisë në trajtimin e krizës me emigrantët, që ishte njëra nga sfidat më të mëdha për vendin.

Në kumtesë po ashtu theksohet se Republika Çeke ka bërë shumë për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë në përballjen me krizën e emigrantëve, duke e bërë këtë përmes donacioneve dhe forcimit të kapaciteteve të policisë, por edhe me dërgimin e policëve të saj në aktivitete të përbashkëta me oficerët e policisë së Maqedonisë për mbikëqyrje dhe kontroll më të madh të kufirit jugor të Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button