Politika
Kroaci, kryeministri Rama takon presidenten Grabar-Kitarović
Kryeministri Rama ndodhet në Kroaci në kuadër të Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Europës qendrore, që zhvilloi punimet në datat 3-4 dhjetor në Zagreb të Kroacisë.
Një ditë më herët, Rama u prit nga homologu i tij kroat Andrej Plenkovic, me një ceremoni zyrtare. Pas takimit, palët nënshkruan edhe një marrëveshje të përbashkët për Partneritetin Strategjik.