Bota

LONDËR-Johnson: Marrëveshja për Brexit një tallje

Ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson dënoi marrëveshjen e ndarjes nga BE paraqitur nga kryeministrja Theresa May në Dhomën e Komuneve në lidhje me votimin e ratifikimit, më 11 dhjetor, duke e etiketuar si një tallje për Brexit.

Ish-ministri i Jashtëm ndihet ”i keqardhur” që thotë të vërtetën, por nuk beson se ka njeri në  Dhomën e Komuneve që mendon se kjo është një marrëveshje e mirë.

”Një gjykim negativ i përbashkët, madje edhe për ata që nuk duan të qëndrojnë në BE, edhe me ata që duan të rrinë atje, si Tony Blair, i cili ishte pro qëndrimit në union”, thekson Johnson.

Ai kritikon edhe liderin e laburistëve, Jeremy Corbyn për sabotim të Brexit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button