Kronika

Protesta kundër rritjes së tarifave, studentët qëllojnë me vezë Ministrinë e Arsimit

Dhjetëra studentë janë parë të mblidhen në oborrin e fakultetit në fjalë, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, e më pas kanë vijuar me një marshim në rrugët e kryeqytetit me destinacion Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Gjatë rrugës janë bërë me qindra, sepse atyre iu janë bashkuar edhe studentë të Universitetit të Tiranës, përkatësisht nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe ai i Drejtësisë.

Me të mbërritur në Ministrinë e Arsimit, edhe për shkak të bllokimit të trafikut në rrugën e Durrësit, nga Ministria ka dalë zëvendësministrja Besa Shahini, e cila ka kërkuar prej studentëve një përfaqësi. Por studentët vijuan të qëndrojnë në rrugë mes thirrjeve për plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që afër mesditës kanë qëlluar godinën e MAS-së me vezë dhe sende të tjera si shishe plastike.

Nga Ministria e Arsimit, ndërkohë kanë njoftuar se rreth orës 12:30 do të ketë një reagim nga ministrja Lindita Nikolla, pikërisht për protestën e studentëve në ambientet e Ministrisë së Arsimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button