Bota

Marrëveshja për Brexit, publikohet mendimi i Prokurorit të Përgjithshëm britanik

Një sinjal ky shqetësues për May-in, e cila pret votimin e 11 Dhjetorit mbi marrëveshjen, në dhomën e përbashkët. Kundër qeverisë është vënë edhe partia e vogël irlandezo-veriore “Dup”, shumë e rëndësishme për mazhorancën absolute.

Mendimi i Cox është me të vërtetë shqetësues: ai paralajmëron ekzekutivin për rrezikun që “backstop-i” i diskutueshëm mund të “zgjasë për një kohë të pacaktuar”, derisa të ketë një marrëveshje të re mbi marrëdhëniet e ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE.

“Back-stop-i”, klauzola mbrojtëse e futur për të shmangur kthimin në kufirin fizik ndërmjet Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut, parashikon mbajtjen e bashkimit doganor midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

Në praktikë, ai shërben për të parandaluar kontrollin e mallrave që kalojnë kufirin midis veriut dhe jugut, për të ruajtur paqen në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button