Bota

ISIS ekzekuton pengun britanik Henning

isis-ekzekuton-pengun-britanik-henning-foto-18_hdGrupi terrorist ISIS e ka postuar një video të re në të cilën ka treguar ekzekutimin e pengut britanik, Alan Henning.

Videoja është publikuar të premten në mbrëmje, dhe në fund të saj kërcënohet një peng tjetër, por ky amerikan.

Stili i ekzekutimit është i njëjtë me atë të tre pengjeve të para, me therje në fyt.

Henning ishte punëtor humanitar.

Bashkëshortja e tij Barbara ditë më parë i ishte lutur ISIS që të lironte burrin e saj, pasi ai ishte i pafajshëm.

Para Henning-ut, me heqje koku u ekzekutuan gazetarët amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff dhe britaniku David Haines.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button