Home / Politika / “Hyatt Regency and Residences Tirana”, pol atraksioni në kryeqytet

“Hyatt Regency and Residences Tirana”, pol atraksioni në kryeqytet

“Hoteli ‘Hyatt Regency and Residences Tirana’ do t’i japë kryeqytetit shqiptar një tjetër pol atraksioni, kombinuar me stadiumin e ri dhe gjithë zonën rreth e rrotull”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Mak Albania dhe Hyatt.

Kryeministri nënvizoi se “imazhi është themelor për rritjen e fluksit të turistëve dhe në këtë drejtim edhe kjo firmë sot, do të ketë një impakt të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm”.

Rama vuri në dukje po ashtu edhe vlerën e shtuar që do të sjellë investimi, pasi sipas tij “bëhet fjalë për një investim të konsiderueshëm transformues të strukturës dhe të infrastrukturës hoteliere”.

“Duke i uruar sukses në këtë bashkëpunim kompanisë së njohur shqiptare me kompaninë e njohur globale, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të falënderoj ata që e bënë të mundur këtë marrëveshje. Uroj që shumë shpejt të jeni të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së radhës me një tjetër brand global në funksion të fuqizimit të industrisë dhe rritjes së besueshmërisë së vendit tonë, i cili i ka të gjitha ato që i duhen për t’u kthyer në një aktor të rëndësishëm në këtë pellg të turizmit”, tha Rama.

Në përfundim, Rama vlerësoi se “këto kompani sjellin një kulturë të re të shërbimit në industrinë e turizmit”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: