Home / Sporti / Serie A, De Biasi lëkund pankinat e dy vëllezërve Inzaghi

Serie A, De Biasi lëkund pankinat e dy vëllezërve Inzaghi

Sipas asaj që raportohet në faqet e edicionit romak të “Leggo”, Gianni De Biasi është një nga emrat që shikohen me përparësi të madhe nga drejtuesit e Lazios, nëse ata vendosin të largojnë trajnerin e tyre aktual.

Drejtimi teknik i Simone Inzaghit është vënë seriozisht në pikëpyetje te bardhekaltrit, pasi kriza e ekipit është e dukshme. Faji kryesor është se ai ka lënë në hije Milinkoviç-Saviç, një futbollist që vlen 120 milionë euro, si dhe talentin Luis Alberto.

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, që i priu suksesit historik të kuqezinjve me kualifikimin në Europian, ka një admirues të rëndësishëm në hierarkinë e Lazios; drejtorin sportiv Igli Tare.

Gianni De Biasi përflitet në mediet italiane edhe si zëvendësuesi i mundshëm i trajnerit aktual të Bolognas, Filippo Inzaghi. Hera e fundit kur De Biasi drejtoi në “Serie A” ishte në sezonin 2009-2010, në pankinën e Udineses.

Leave a Reply

%d bloggers like this: