Home / Kronika / Kostoja për rimarrje në provim është 2 lekë të reja, u kërkohet të paguajnë 3 mijë lekë të reja!

Kostoja për rimarrje në provim është 2 lekë të reja, u kërkohet të paguajnë 3 mijë lekë të reja!

Qeveria reagoi dje ndaj protestë së studentëve duke shfuqizuar njërën nga 4 kushtet që studentët kishin vënë, sikurse tarifa e vendosur për kreditet e mbartura. Por çfarë do të ndodhë tani me protestën pas vendimit të Ministrisë së Arsimit?.  Pedagogu Arlind Qori që militon brenda Lëvizjes për Universitetin, e cila është organizatore e protestës, i ftuar në studion e “Top Talk”, theksoi se protestat e studentëve do të vijojnë më tej deri në plotësimin edhe të tre kërkesave të tyre, ku më kryesorja është ulja e tarifave.

“Baza e të gjitha kërkesave është shtimi i financimit nga shteti për Universitetet publike. Çështja është se kush do të paguaj për arsimin, vetë studentët, apo shteti përmes taksave. Në kushtet aktuale, nëse qeveria të mos shtojë financimin, por të vendosë uljen e tarifave ajo çfarë ndodhte në universitete është se do të mbeteshin pa rroga pedagogët, e s’do kishte investime. Thelbi është që duhet ta marrë seriozisht investimin në Universitetet publike, s’duhet që ato pak para t’i financojnë tek Universitetet Private”, u shpreh pedagogu Arlind Qori.

Më tej pedagogu Arlind Qori sqaron se tërheqja sot e qeverisë për tarifën e provimeve të mbartura bazuar tek kreditet është më e thjeshta. “Sfida është çfarë do ndodhë më tej. Ka një vendosmëri të studentëve për të vijuar protestën”, tha ai.

Ai ka treguar se nga një llogaritje që ai ka bërë rezulton se kostoja për rimarrjen e një studenti në provim është vetëm 2 lekë, ndërkohë që studentëve u ishte kërkuar të paguhej shumë më tepër.

“Kam bërë një llogari, e kostoja për rimarrje në provim është 2 lekë të reja, aq sa një format letre A4, ndërkohë që u kërkojnë të paguajnë 3 mijë lekë të reja.Kjo nuk është justifikueshme. Studentët kanë filluar të punojnë që në vit të parë për të përballuar vetë kostot e jetesës.

Në lidhje me protestën e studentëve ai hedh poshtë idetë se nga ajo mund të përfitohet politikisht. “Nuk ka protestë masive që s’ka të bëjë me politikën, në kuptimin filozofik. Në kuptimin partiak, parti të caktuara tentojnë të përfitojnë kapital politik, por Në një masë kaq të madhe studentësh është e dështuar çdo lloj tentative. Në terren s’ka pasur të tilla, mund të ketë pasur vetëm deklarata nga selitë”, u shpreh Qori.

Leave a Reply

%d bloggers like this: