Home / Rajoni / Gallup: 70% prej bullgarëve përkrahin protestat kundër qeverisë

Gallup: 70% prej bullgarëve përkrahin protestat kundër qeverisë

Shumica e bullgarëve i përkrahin protestat kunër qeverisë. Këtë e tregon një sondazh i “Gallëp International” për protestat nga javët e fundit. 50% nga të anketuarit deklarojnë se mund të marrin pjesë në një protestë kundër qeverisë, 8% pohojnë se, tanimë kanë marrë pjesë ose po marrin pjesë. 41% nuk do të marrin pjesë, kurse 1% vështirësohen për t’u përgjigjur. 70% përkrahin format e ndryshme të protestës kundër qeverisë, 27% janë të mendimit të kundërt, kurse të tjerët nuk mund të japin përgjigje të saktë. 69% janë të mendimit se protestat janë spontane. Si të paguara i përcaktojnë 19%, dhe si kriminale-4%. 43%e të anketuarve mendojnë se kabineti do të mbetet në pushtet deri në fund të mandatit të vet gjatë vitit 2021, kurse 44% presin një fund të parakohshëm të qeverisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: