Home / Kronika / Zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Kuvendi ka zgjedhur me short nëntë emrat e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Shorti i hedhur në Kuvend u zhvillua në prani të Avokatit të Popullit; përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë; përfaqësuesve të grupeve parlamentare; anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit; përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare.

Në përbërjen e KED-së janë dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga administrativja.

Ngritja e KED do të plotësojë shtatë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta kishte afat për të hedhur shortin deri më datë 5 dhjetor por kreu i shtetit ashtu si edhe një vit më parë vendosi që të mos e hedhë shortin pasi, sipas tij, ka një vakum ligjor

Hedhja e shortit për KED është kundërshtuar nga deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, i cili është i pranishëm në sallën ku edhe do të përzgjidheshin nëntë emrat.

“Është në kundërshtim me ligjin hedhja e shortit. E thotë dhe presidenti. Mungon baza ligjore. Dispozitat tranzitore kanë vdekur. Kjo është hera e dytë që uzurpohen kompetencat e presidentit. Bllokuat dy herë funksionin e KED me pretendimin se s’mund të funksiononin pa kaluar Vetingun. Bllokuat ngritjen e Gjykatës Kushtetuese,”- tha deputeti i PD-së.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruç  u shpreh se letrën e presidentit për shortin e kishte konsultuar me ekspertët ligjorë të Kuvendit, EURALIUS-it, OPDAT-it.

Ruçi  njoftoi se për shortin e KED-it, Gjykata Kushtetuese kishte sjellë dy kandidatura, ndaj dhe nuk mund të hidhej shorti pasi dy kandidaturat vlerësohen automatikisht te zgjedhur.

Nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën anëtarë Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja.

Nga Gjykata e Lartë u përzgjodh Ardian Dvorani, zëvendësues Medi Bici

Nga Gjykata e Lartë nga tre kandidatët Ardian Dvorani, Edmond Islamaj, Medi Bici ka fituar Ardian Dvorani dhe zëvendësuesi Medi Bici.

Leave a Reply

%d bloggers like this: